×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    ​Arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen 375 mijë euro të ardhura nga Turqia

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Policia e Kosovës ka sekuestruar 375 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe arreston gjashtë persona të dyshuar në Mamushë.

    Paratë dyshohet të kenë ardhur nga Turqia.

    Sipas policisë thuhet se të premten rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë.

    Polica ka njoftuar se “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka pranuar informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë. Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara. DHKEK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar”.

    Tutje në komunikatën e policisë thuhet se “Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë”.

    Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 (gjashtë) telefona celular të personave të dyshuar.

    Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 (pesë) persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, kurse 1 (një) lirohet në procedurë të rregullt./Front Online

    May be an image of E brendshme

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja alternativë qeverisëse. Bajrami ka përmendur disa prej premtimeve të LDK-së,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabinierëve (IGC) të Moldavisë është vendosur për të marrë pjesë, me rotacion,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Mjeku Marko Jakshiq nga Lëvizja Kombëtare e serbëve të Kosovës ka thënë se është sekret i hapur që ish-kryetari i Listës Serbe,...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria aktuale pagën në sektorin publik e ka...
    Lifestyle19 Tetor 2024
    Trajneri i fitnesit, Agron Islami, tregon arsyen se përse është e rëndësishme që trupi i njeriut të ushqehet tri herë në ditë....
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot u zotua për mbështetjen e tij për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës mbi...
    Lajme19 Tetor 2024
      Më 13 tetor ShKShMK, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti. Operacioni është zhvilluar...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot ai është ngjitur me një grup...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.