×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë procedurat për zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri një muaj para përfundimit  të mandatit të presidentit.

    Në rastin aktual të zgjedhjes së presidentit të ri, sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të fillojnë me 5 prill.

    Miftaraj, ka thënë se në bazë të Kushtetutës, proceduarat për zgjedhjen e presidentit fillojnë një muaj para përfundimit të mandatit të postit të presidentit.

    “Në bazë të Kushtetutës së paku nga një precedent kur kemi të bëjmë me një president në detyrë e cili ka mandat të rregullt jo me ushtrues detyre do të duhej që një muaj para skadimit të mandatit të fillon procedura e emërimit të presidentit të ri. Më këtë logjik deri më 5 prill të këtij viti Kuvendi i Kosovës, partitë politike duhet të fillojnë procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri”, ka thënë ai.

    Të drejtën për të kandiduar për president e kanë të gjithë qytetarët të cilët plotësojnë kriteret e caktuara nga Kushtetuta.

    Një person për të kandiduar për të parin e vendit duhet të sigurojë 30 nënshkrime të deoutetëve, por një deputet nuk mund të japë nënshkrimin për dy kandidatë.

    “Çdo qytetarë që përmbush kriterin e moshës ka të drejtë të kandidoj por për këtë i nevojiten së paku 30 nënshkrime të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”.

    “Një deputet që jep nënshkrimin për një kandidat, nuk ka të drejtë ta jap për të dytin, në këtë drejtim do të duhej të kemi së paku dy kandidatë të cilët me votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Miftaraj, për eo.

    Ai ka treguar se për tu zgjedhur president i vendit kandidati për president në dy raundet e para duet të merr së paku 80 vota, ndërsa në raundin e tretë i nevojiten vetëm 61 vota.

    “Në raundin e parë dhe të dytë duhen së paku 80 vota për që të votojnë presidentin e ri dhe nëse kjo nuk ndodh në dy raundet e para, atëherë në raundin e tretë nevojitet  61 vota për që te kemi presidentin e ri”, është shprehur Miftaraj.

    Vjosa Osmani është kandidatja e VV-së për presidente. Ajo ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit nga 5 nëntori i vitit 2020 ku në cilësinë e kryetares së Kuvendit kishte marrë këtë post, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ndaj të cilit Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë.

    Nga 14 marsi postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit e ka marrë Glauk Konjufca që është edhe kryetar i Kuvendit.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Tahiri...
    Lajme11 Tetor 2024
    Komiteti i Instrumenteve të Para-anëtarsimit, i njohur si IPA, ka dhënë pëlqimin përfundimtar për agjendat e reformave të shteteve të Ballkanit Perëndimor,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Emisari Aleksander Kasanof, ka qëndruar në Kosovë me ç’rast ka takuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, veprimin e Komandantit të FSK-së që Ushtria e Kosovës, të i ndaloj aktivitetet e saj...
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se vendi i tij mbetet i...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar Naser Hafizit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i cili u arrestua dje nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.