Avokati Dastid Pallaska, ka ironizuar pas iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Në një shkrim në Facebook, Pallaska, ka thënë me ironi, se pasi më në fund erdh’ në rend të ditës “reforma zgjedhore,” propozoj të shqyrtohet shumëzimi i votave të VV’së me 2, meqë siç thotë Pallaska janë njerëz të “ndershëm” dhe të “drejtë”, derisa thotë se votat e PDK’së dhe AAK’së të pjesëtohen për dy.
Reagimi i plotë:
Pasi më në fund erdh’ në rend të ditës “reforma zgjedhore,” propozoj të shqyrtohen edhe pikat vijuese me qëllim të “fisnikërimit” të mëtutjeshëm të demokracisë në vend:
1. Votën e votuesve të LVV-së me e shumëzu me 2 se janë të “drejtë” dhe të “ndershëm.”
2. Votën e votuesve të PDK-së dhe AAK-së me pjestu’ për 2 për shkak të “mëkateve” të pas-luftës.
3. Votën e votuesve të LDK-së me e llogarit’ automatikisht si votë të LVV-së në emër të “konstruktivitetit” të rigjetur të kësaj partie politike.
4. Me ju njoftë të drejtën e votës edhe atyre filozofëve ndërkombëtarë në krye me Slavoj Zhizhekun që me shkrim e kanë përkrahur LVV-në në dy palë zgjedhje. Vota e tyre duhet të shumëzohet me koeficientin e intelegjencës së tyre.
5. Ligji i ri për Zgjedhje të ketë një dispozitë përfundimtare që në mënyrë ceremoniale, me font 14 dhe ngjyrë të kuqe, parasheh se zgjedhjet e radhës do të jenë edhe të fundit.
Kush more po tutet me shku në zgjedhje prapë!?!?