×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Iniciativa e VV’së për Ligjin e Zgjedhjeve e ngutshme dhe shantazhuese

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka konsideruar të ngutshëm vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.  Nga LDK-ja konsiderojnë se ky ligj nuk duhet të shndërrohet në mjet shantazhi politik.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me vëmendje nismat e orëve të fundit të deputetëve të pushtetit dhe e konsideron absolutisht të ngushtëm vendimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, marrë parasysh faktin që Kosova sapo ka kaluar këtë proces dhe sapo ka konstituuar legjislaturën e re. LDK vlerëson lart konributin e mërgimtarëve tanë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës dhe beson se secili qytetar i saj, kudo që është, duhet ta ketë të drejtën për të zgjedhur dhe për të votuar. Prandaj, një e drejtë e tillë, dhe një ligj kaq i rëndësisëhm, nuk guxon të shndërrohet në mjet shantazhi politik të brendshëm. LDK e vlerëson të ngutshëm dhe shantazhues veprimin e sotëm për ta sjellë në votim pa një dakordim paraprak, pa në diskutim adekuat dhe pa një debat të gjerë, njërin ndër ligjet më të rëndësishme në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

    Kështu nga LDK-ja vlerësojnë se përpjeka për ndryshimin e këtij ligji është shantazh i pushtetit.

    “Përpjekja për procedim të jashtëzakonshëm të Ligjit të Zgjedhjeve, në seanca të jashtëzakonshme dhe atë para formimit të institucioneve, nuk është as nismë me substancë e as nismë qëllim-mirë; por, është shantazh i pushtetit. Është shantazh mbi arrogancën e numrave, në vend të stabilitetit politik, i cili i kontribuon tërësisht mosbesimit, sjelljes jokorrekte dhe jostabilitetit.  Pushteti i sapoardhur, do të duhej që gjithë energjinë e vet ta drejtojë tek zgjerimi i koncensusit; sidomos kur një koncensus i tillë ishte i mundshëm. Shantazhi e kërcënimi për zgjedhje, ndërsa, mbesin mjete që qëllimisht nuk duan zgjidhje por zgjedhje. Në vend të adresimit të problemeve jetike për vendin tonë, në vend të menaxhimit të pandemisë e vaksinimit të popullsisë, në vend të stabilitetit politik kaq të domosdoshëm, pushteti po kërkon rrugën më të rëndë të vendit”, thuhet më tutje aty.

    Njoftimi i plotë:

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me vëmendje nismat e orëve të fundit të deputetëve të pushtetit dhe e konsideron absolutisht të ngushtëm vendimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, marrë parasysh faktin që Kosova sapo ka kaluar këtë proces dhe sapo ka konstituuar legjislaturën e re.

    LDK vlerëson lart konributin e mërgimtarëve tanë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës dhe beson se secili qytetar i saj, kudo që është, duhet ta ketë të drejtën për të zgjedhur dhe për të votuar.

    Prandaj, një e drejtë e tillë, dhe një ligj kaq i rëndësisëhm, nuk guxon të shndërrohet në mjet shantazhi politik të brendshëm. LDK e vlerëson të ngutshëm dhe shantazhues veprimin e sotëm për ta sjellë në votim pa një dakordim paraprak, pa në diskutim adekuat dhe pa një debat të gjerë, njërin ndër ligjet më të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

    Përpjekja për procedim të jashtëzakonshëm të Ligjit të Zgjedhjeve, në seanca të jashtëzakonshme dhe atë para formimit të institucioneve, nuk është as nismë me substancë e as nismë qëllim-mirë; por, është shantazh i pushtetit. Është shantazh mbi arrogancën e numrave, në vend të stabilitetit politik, i cili i kontribuon tërësisht mosbesimit, sjelljes jokorrekte dhe jostabilitetit.

    Pushteti i sapoardhur, do të duhej që gjithë energjinë e vet ta drejtojë tek zgjerimi i koncensusit; sidomos kur një koncensus i tillë ishte i mundshëm. Shantazhi e kërcënimi për zgjedhje, ndërsa, mbesin mjete që qëllimisht nuk duan zgjidhje por zgjedhje. Në vend të adresimit të problemeve jetike për vendin tonë, në vend të menaxhimit të pandemisë e vaksinimit të popullsisë, në vend të stabilitetit politik kaq të domosdoshëm, pushteti po kërkon rrugën më të rëndë të vendit.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar Naser Hafizit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i cili u arrestua dje nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti politik, Artan Demhaasaj, për FrontOnline e sheh shumë shqetësuese situatën me të cilën po ballafaqohen ushtarët e Forcës së Sigurisë së...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Musliu-Shoshi ka thënë se...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e ka konfirmuar se dy këmbësore janë goditur me veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Këtë e bëri të ditur...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap...
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.