Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deiu ka reaguar ndaj vendimit të Vetëvendosjes për të ndryshuar Ligjin për Zgjedhje, shkruan Front Online.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti e Osmani sipas saj nuk kanë guxim të qeverisin dhe të marrin vendime.
“Ndoshta më në fund u kuptua gjerësisht se Kurti e Osmani nuk kanë guxim të qeverisin e as të marrin vendime. Pa ekzistimin e krizave ata mbesin një hiq. Prodhimi i krizave institucionale për kauza personale më nuk gjen arsyetim te asnjë qytetar i arsyeshëm”, ka shkruar Deliu.
Postimi I plotë:
https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/5383393565065314