×
  • Sport
  • Sport

    Sjellja e Spanjës karshi Kosovës do të sjellë “pasoja” edhe për Skocinë, thotë profesoresha Mar Aguilera Vaques

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Spanja e politizoi në maksimum ndeshjen përballë Përfaqësueses së Kosovës, sa që e gjithë boti foli për këtë ballafaqim.

    Televizioni publik spanjoll “La 1” e shënoi emrin e Kosovës me shkronja të vogla “kos”, derisa e ndali transmetimin e ndeshjes kur nisi himni i Kosovës, raporton FrontOnline.

    Madje, në transmetim, Kosovës komentatorët iu referuan si “ekipi i federatës e Kosovës”.

    Në lidhje me këtë ka folur edhe profesoresha e ligjit kushtetues në Universitetin e Barcelonës, Mar Aguilera Vaques.

    Në një bisedë me “Express.co.uk”, ajo tha se në rast të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, skocezët do të trajtohen njejtë si Kosova.

    “Në ndeshjen ndaj Kosovës, televizioni publik spanjoll shkroi emrin me të vogla pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe me Skocinë pasi nuk duan të ndodhë në Kataluni”, tha ajo./FrontOnline/

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Sport30 Qershor 2024
    Gjeorgjia ka befasuar Spanjën në ndeshjen që po luhet aktualisht pasi ka kaluar në epërsi pas 18 minutash lojë. Lojtari i spanjollëve...
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.