×
  • Sport
  • Sport

    Arbëria me një mungesë të madhe në prag të ndeshjes përballë Dritës

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Arbëria do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë në fundjavë, raporton FrontOnline.

    Skuadra nga Lipjani është nikoqire e kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.

    Ndeshja në fjalë është e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.

    Por, Arbëria duhet t’i matë forcat përballë skuadrës gjilanase pa njërin prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

    FrontOnline nga burime të sigurta brenda klubit lipjanas mëson se Qlirim Kashtanjeva do të mungojë në këtë ndeshje.

    Kjo pasi mesfushori 22-vjeçar ka pësuar një lëndim para disa ditësh dhe se nuk ka arritur të rikuperohet me kohë për këtë ndeshje.

    Megjithatë, Kashtanjeva pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Arbnor Morina që nga java e ardhshme.

    Ndryshe, pas 26 javësh, Arbëria e zë vendin e tetë në tabelë me 27 pikë të tubuara./FrontOnline/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Sport30 Qershor 2024
    Dy lojë tejet interesante do të zhvillohen sot në fazën e 1/16-tës së Kampionatit Evropian. E para do të jetë në mes...
    Sport29 Qershor 2024
    Gjermania ka kaluar në çerekfinale pasi mposhti Danimarkën me rezultat 2-0, me golat e shënuar në pjesë e dytë. Pancerët e nisën...
    Sport29 Qershor 2024
    Gjermania e ka dyfishuar epërsinë ndaj Danimarkës në minutën e 69-të të takimit. Golin e dytë për gjermanët e shënoi Musiala, pas...
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Që nga vjeshta e këtij viti, NATO do ta ketë në krye një udhëheqës të ri. Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte pritet...
    Lajme29 Qershor 2024
    Kushtet të cilat i vendosi kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, janë mirëpritur nga politiologët....
    Sport29 Qershor 2024
    Gjermania ka kaluar në çerekfinale pasi mposhti Danimarkën me rezultat 2-0, me golat e shënuar në pjesë e dytë. Pancerët e nisën...
    Lajme29 Qershor 2024
    Janë bërë afër një vit që kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim...
    Sport29 Qershor 2024
    Gjermania e ka dyfishuar epërsinë ndaj Danimarkës në minutën e 69-të të takimit. Golin e dytë për gjermanët e shënoi Musiala, pas...
    Sport29 Qershor 2024
    Gjermania ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Danimarkës. Ishte Kai Havertz që shënoi nga penalltia në minutën e 53-të të ndeshjes.

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.