×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti duhet të zgjedhet para 5 Prillit, pas kësaj date shkelet Kushtetuta

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë afat ditë që sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të zgjedhet presidenti i vendit, raporton Front Online.

    Kjo për shkak që sipas nenit 86 parag.2 të Kushtetutës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

    E, ky mandat i presidentit që është me ushtrues detyre zyrtarisht do të përfundojë më 5 maj.

    Seanca kur pritet të votohet për presidentin për të mos u shkelur ky nen duhet të thirret para ditës së hënë (5 Prill) për shkak që në këtë ditë është festë zyrtare dhe të gjitha institucionet e vendit janë në pushim.

    E, në rast se presidenti i vendit nuk zgjedhet deri më 5 prill atëherë kalojnë të gjitha afatet dhe shkelet Kushtetuta.

    Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për Front Online thotë se 5 prilli është data e fundit kur edhe duhet të zgjedhet presidenti i vendit.

    “Po procedurat janë po që me të drejtë një muaj para përfundimit të mandatit të plotë të presidentit duhet të kryhen të gjitha procedurat për zgjedhjen e tij, pra presidentit të ri ose të re thotë Kushtetuta, që i bjen që deri më 5 prill duhet të përfundojnë të gjitha procedurat për zgjedhjen e tij. Nëse nuk kryhet deri më 5 prill kalojnë afatet e parapara me kushtetutë që do të thotë bëhet shkelje kushtetuese”, ka thënë ai për Front Online.

    Por, thotë se edhe nëse ndodhë kjo në Kosovë nuk është hera e parë, pasi që sipas tij në vendin tonë Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët.

    Baraliu, madje thotë se kjo çështje është dashtë të përfundojë sot me thirrjen e një seance tjetër, pas kësaj që do të mbahet sot.

    “Po, kjo varet nga Kushtetuta dhe unë po ju them që ka të drejtë se po është e paraparë që një muaj para përfundimit të mandatit duhet të kryhen të gjitha aktivitetet zgjedhore dhe presidenti duhet të jetë i zgjedhur dhe kjo është e tëra, dhe pastaj mund të ketë probleme dhe unë mendoj që këta ish dashtë sot ta kryejnë këtë punë sepse nuk kanë çka presin, ish dashtë të dalin para vikendit sepse nuk ka kohë tash për piknik tash para vikendit por thjesht ata i dinë punët e tyre dhe duhet të presim dhe të shohim”, është shprehur ai.

    I pyetur se a mund të ketë probleme në vota dhe se a do të mund të sigurohen këto të fundit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente duke parë që disa deputetë të LDK-së janë shprehur kategorikisht që janë kundër, Baraliu ka deklaruar se do të sigurohen votat.

    “Unë mendoj që po, mjafton që LDK-ja si tërësi si parti politike dhe koalicioni i tyre zotëri Pacolli do të thotë është deklaruar më herët që do të jetë. Janë edhe deputetët e pakicave joserbe dhe dje janë bërë disa emërime të sapo ardhurve dhe ato emërime nënkupton që janë duke diskutuar edhe votën e tyre, kështu që unë mendoj që po do ta kemi presidentin por nuk është mirë që të kemi vonesa dhe mosrespektim të Kushtetueses sepse nëse kështu fillohet menjëherë atëherë do të vazhdohet avazi i vjetër edhe i kësaj qeverisje ose këtij koalicioni sikurse edhe atyre përpara si e thash më parë”, ka deklaruar Baraliu, për Front Online.

    Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

    Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet president i Republikës së Kosovës.

    Deri më tani kandidate për presidente të Kosovës, është Vjosa Osmani e cila është nominuar nga partia fituese Lëvizja Vetëvendosje, ku lista e “Guxo”, e Vjosa Osmanit ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

    Presidenti i Republikës së Kosovës ka mandat pesë vjeçar, ndërsa pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë./Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ka përfunduar debati rreth audio-incizimit të shefes së grupit parlamentar të Levizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Milan Radoiçiq. Në këtë seancë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler. Ai tha se Güler solli...
    Lajme11 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq, është...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të...
    Lajme11 Tetor 2024
    IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Prishtinë/Hani i Elezit, 11 Tetor 2024...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtës në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku ka shpërthyer një cisternë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e jashtëzakonshme sot që u thirr nga opozita për bisedën e shefes së GP të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.