×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 14 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.

    IKSHPK thekson se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    Instituti përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

    Instituti apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19./Front Online/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtës në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku ka shpërthyer një cisternë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e jashtëzakonshme sot që u thirr nga opozita për bisedën e shefes së GP të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është faji më i madh i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur, ndonjë qeveri për interesa...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i...
    Sport11 Tetor 2024
    Java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.