×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Ishte 2 prilli i vitit 1999, dita kur në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

    Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës i rrethuar me tanke pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 djem të rinj, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

    Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krimin në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 prej atyre djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, në varrezën e cila është gjetur pranë liqenit të Peruçës, në komunën e Bajina Bashtës.

    Fondi, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.

    Lidhur me krimin serb të kryer në Kralan, në dhjetor të vitit 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi.

    Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkon nga Serge Bramnertz që “të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në fshatin Kralan”.

    Bytyqi në letrën e vet përkujton se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë./Front Online

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtës në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ku ka shpërthyer një cisternë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e jashtëzakonshme sot që u thirr nga opozita për bisedën e shefes së GP të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është faji më i madh i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur, ndonjë qeveri për interesa...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i...
    Sport11 Tetor 2024
    Java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.