×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e të pagjeturve i kërkojnë Kurtit t’i mbajë fjalët

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të punojnë në zbardhjen e fatit të tyre. Ata kanë kërkuar që nëse është e nevojshme, me këtë çështje të kushtëzohet vazhdimi i dialogut me Serbinë.

    Kurse nga ekzekutivi i ri është bërë e ditur se qysh në ditët e para të tij, kanë nisur takimet me familjarët dhe organizatat që merren me këtë çështje.
    Marsi dhe prilli janë muajt e përkujtimit të masakrave më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Pikërisht në këtë periudhë, familjarët e personave të pagjetur kanë bërë një tjetër thirrje që të zbardhet fati i mbi 1 mijë e 600 personave.

    Një apel i tillë është bërë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, së cilës i është kërkuar që t’i mbajë fjalët gjatë qeverisjes së vendit.

    “Qeveria Kurti gjithherë edhe gjatë fushatës e ka pasur këtë moto që të zgjidhet problemi i personave të zhdukur dhe gjithsesi duhet të kushtëzojë Serbinë, por nëse është e nevojshme edhe bisedimet për çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të Personave të Zhdukur.

    Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti thotë se kjo çështje është një nga prioritetet e para të saj.

    Ajo, në një përgjigje të shkurtër për KOHËN, ka thënë se veprimet për gjetjen e trupave duhet të vazhdojnë.

    “Një nga prioritetet e Qeverisë Kurti II, siç e kemi cekur në vazhdimësi, është çështja e të pagjeturve. Ne që në javën e parë të marrjes së detyrës kemi filluar takimet me familjarët dhe organizatat relevante për ta diskutuar këtë temë. Jemi të angazhuar që procesi i gërmimeve të vazhdojë sa më parë. Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim apo lajm në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    Vazhdimi i gërmimeve në Kizhevak të Serbisë është paralajmëruar të bëhet brenda disa ditësh.

    Për këtë qëllim, të enjten është zhvilluar një takim ndërmjet mjekëve ligjorë të Kosovës dhe Serbisë.

    Me pjesëmarrjen edhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në takim është diskutuar edhe mundësia e sigurimit të imazheve satelitore për disa lokacione në Serbi, të dyshuara si varreza masive.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti. Ai në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Besim Kamberaj është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Zëvendësministri i MZHR-së, Elldin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme  ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro. Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Situata nga helmimi në Dibër po shkon drejt normalizimit. Gjatë natës së mbrëmshme deri tani në urgjencën e spitalit rajonal janë paraqitur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Sport09 Tetor 2024
    Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është bashkuar kompanisë Red Bull si Kryesues Global i Futbollit. Gjermani është lidhur me një sërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.