×
  • Sport
  • Sport

    Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës, derbi Ballkani – Prishtina i besohet Shpëtim Murtezit

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Pas pauzës ndërkombëtare, në fundjavë do të rikthehen ndeshjet e elitës së futbollit kosovar.

    Në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, raporton FrontOnline.

    Padyshim, kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

    Në Suharekë, Ballkani është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen ku të dyja skuadrat kërkojnë fitore pasi janë në garë të ngushtë për titull.

    Nga ana tjetër, ndeshje interesante luhet edhe në “Rexhep Rexhepi” në Drenas mes Feronikelit dhe Llapit.

    Nga ana tjetër, Arbëria e pret kampionen në fuqi, Dritën, Drenica luan në shtëpi ndaj Trepçës ’89 dhe Gjilani është nikoqir i Besës së Pejës.

    Tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së 27-të, ku Shpëtim Murtezi do ta gjykojë derbin mes Ballkanit dhe Prishtinës.

    Kurse, në ndeshjen tjetër mes Feronikelit dhe Llapit drejtësinë do ta vë Genc Nuza. /FrontOnline/

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Sport10 Shtator 2024
    Që nga tetori i vitit 2019 kur Rusia fitonte 5-0 si mysafire e Qipros, këta të fundit nuk kanë pësuar më humbje...
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarit...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.