×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca takohet me ambasadorin belg Jean-Louis Servas

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin belg në Kosovë, Jean-Louis Servas, nga i cili është uruar për detyrën e re.

    Në takim është biseduar për zhvillimet e gjithmbarshme politike, por edhe për përpjekjet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë dhe të sigurimit të vaksinave anticovid.

    Kryetari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Servas për ndihmën të cilën Belgjika i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

    Në këtë kontekst, ai ka thënë se këto marrëdhënie të mira datojnë prej kohërave të mëhershme. Kryetari Konjufca ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit, sidomos në sferën e ekonomisë dhe atë të drejtësisë.

    Më tej, Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin belg edhe për synimet në krye të këtij institucioni, duke përmendur reformën zgjedhore, harmonizimin gjuhësor të ligjeve si dhe zhvillimin e diplomacisë parlamentare.

    Konjufca ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugëtimin e Kosovës për në BE.​

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Sot zyrtarisht ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Po sot në seancën që pritet të mbahet në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur...
    Lajme11 Tetor 2024
    Krerët e opozitës janë takuar sot ndaras me emisarin amerikan, Alexander Kasanof, i cili po qëndron në vizitën e parë zyrtare në...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar më 22 muaj burg, zyrtarin e Komunës së Mamushës me...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, tha se digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët është prioritet kyç në agjendën e tij qeverisëse. Kurti, i cili mori...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvijza Vetëvendosje, akuzon opozitën se ka siklet për Qeverinë Kurti. Ndër të tjera, në një postim në faqen zyrtare të partisë në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një polic ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati...
    Lajme11 Tetor 2024
    Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti, Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Hagë, ka mbërritur në Kosovë. Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.