×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Pfizer-BioNTech flasin për Front Online, detaje rreth vaksinave të para

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Kosova është vendi i fundit në Evropën Juglindore që deri të dielën nuk ka pranuar asnjë vaksinë antiCovid.

    Në mbrëmjen e 28 marsit kanë arritur edhe dozat e para të vaksinës.

    Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan Front Online.

    Mirëpo, vetëm një ditë më parë është konfirmuar që Kosova do të furnizohet edhe me vaksina nga Pfizer-BioNTech.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka marrë konfirmimin që nga kjo kompani do të vijnë edhe 100.620 vaksina anti-Covid.

    “Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

    E, sot në një përgjigje ekskluzive për Front Online pikërisht për këtë çështje janë deklaruar nga Pfizer dhe BioNTech.

    Ursa Lakner, një zyrtare e lartë e kompanisë Pfizer, ka thënë për Front Online se kjo kompani është e përkushtuar që të ndihmojë me këtë vaksine, pa dashur të jep më shumë detaje se kur do të vijnë dozat e para të kësaj vaksine në Kosovë.

    “Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të sjellë këtë vaksinë për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik”, ka thënë Ursa Lakner për Front Online.

    E, pyetur se a do të vijnë të gjitha dozat në të njëjtën kohë ajo ka shtuar se janë duke diskutuar me Qeverinë e Kosovës.

    “Ne jemi duke diskutuar me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë”, është shprehur zyrtarja e lartë e kompanisë Pfizer, Ursa Lakner.

    Ndërsa, nuk ka dhënë më shumë detaje kur është pyetur se përpos këtyre dozave a do të vijnë edhe doza të tjera të vaksinave të tjera në Kosovë.

    “Bisedimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme”, është deklaruar Lakner për Front Online.

    Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona nga Covid-19, ndërsa nga 5 mijë e 10 mostra të marra 975 raste kanë rezultuar pozitive.

    Gjatë 31 ditëve të muajit mars në Kosovë janë konfirmuar 21 mijë e 59 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri i të vdekurve në këtë muaj ka qenë 273.

    Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në baza ditore, numri i të shëruarve gjatë marsit 2021 ka qenë 14 mijë e 564 persona./Front Online/

     

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur...
    Lajme11 Tetor 2024
    Krerët e opozitës janë takuar sot ndaras me emisarin amerikan, Alexander Kasanof, i cili po qëndron në vizitën e parë zyrtare në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kalimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Drita Millakut nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, tha se digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët është prioritet kyç në agjendën e tij qeverisëse. Kurti, i cili mori...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvijza Vetëvendosje, akuzon opozitën se ka siklet për Qeverinë Kurti. Ndër të tjera, në një postim në faqen zyrtare të partisë në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një polic ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati...
    Lajme11 Tetor 2024
    Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti, Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Hagë, ka mbërritur në Kosovë. Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.