Njohësi i çështjeve politike, Jusuf Thaçi, ka hedhur kritika ndaj emërimit të Mimoza Kusari – Lila, si ushtruese detyre e udhëheqësit të grupit parlamentar, të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një shkrim, Thaçi thotë se shef i grupit parlamentar duhet të jetë një person që mishëron, përfaqëson dhe simbolizon më së miri e më së shumti aspektet themelore identitare të subjektit politik parlamentar përkatës (ideologjinë, filozofinë, historinë, vizionin, qëllimet, qëndrimet, etj. të subjektit politik.
Thaçi këto tipare nuk i sheh tek Mimoza Kusari – Lila, e cila siç thotë ai: nuk është madje as pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
https://www.facebook.com/jusuf.thaci/posts/10221654546331086