×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i Kuvajtit uron Albin Kurtin

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, për zgjedhjen kryeministër i Kosovës, transmeton Front Online.

    Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për medie nga zyra e kryeministrit, ku kryeministri Al-Sabah ka theksuar vullnetin për zhvillim dhe konsolidim të marrëdhënieve në interes të dy popujve si dhe për zhvillim e prosperitet të mëtejmë në të gjitha fushat.

    “Duke e quajtur vend mik Republikën e Kosovës, në letrën e tij kryeministri Al-Sabah ka përcjellë përshëndetjet më të mira për kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Kryeministri i Kuvajtit i ka uruar suksese të mëtejme kryeministrit Kurti në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit, po ashtu ai ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta miqësore në mes të dy vendeve./Front Online/

     

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.