×
  • Lajme
  • Lajme

    Masa të reja apo mbyllje? Ky është lajmi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me Covid-19, është duke u rritur dita-ditës në Kosovë.

    Vetëm sot janë shënuar shifra rekorde të të infektuarve ku për 24 orë janë regjistruar edhe 923 raste të reja me virusin SARS-Cov2, shkruan Front Online.

    Por, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ende nuk ka vendim për masa të reja, të cilat do të mund të ulnin rastet e infektimeve

    Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për Front Online, se aktualisht mbesin në fuqi masat e njëjta.

    Por, se situata epidemiologjike i nënshtrohet monitorimit ditor nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

    “Situata epidemiologjike i nënshtrohet monitorimit ditor nga IKSHPK-ja dhe analizave të rregullta epidemiologjike. Varësisht nga rrjedha e saj mund edhe të propozohen masa të ndryshme, por tash për tash mbesin në fuqi masat e ndërmarra më herët”, thuhet në përgjigjen e MSh-së, për Front Online.

    Të pyetur se a do të mblidhet këtë javë Komiteti për menaxhimin e Covid-19, për të marrë ndonjë vendim lidhur me masat e reja duke parë rastet e shumta të të infektuarve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë përgjigje.

    E, shefja e zyrës së OBSh-së, në Kosovë, Isme Humolli gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se është e domosdoshme që të përforcohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    “Mbyllje totale se si ka qenë në fillim të pandemisë kur nuk u dike as virusi nuk besoj që do ketë, por është e domosdoshme të përforcohen masat”, ka thënë Humolli.

    Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër Coronavirusit.

    Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve.

    “Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, tha Kurti.

    Ai tha se Kosova ka humbur kohë shumë për sigurimin e vaksinave, por shtojë se tani duhet të vepruar dhe sipas tij “vaksinimi duhet të fillojë menjëherë” dhe pa vonesa.

    “Vendi ynë është i vogël dhe varfër andaj edhe ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët edhe janë donatorët kryesorë të aleancës GAVI COVAX”, shtoi Kurti.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se Kosova tani fillon fazën e re të luftës kundër pandemisë, përmes nisjes së vaksinimit.

    “Edhe pse vaksinimi po fillon, nuk do të thotë se kësaj pandemie po i vjen fundi”, tha Vitia, duke kërkuar që të vazhdohen të respektohen masat kundër Coronavirusit siç është mbajtja e maskës, e distancës dhe e higjienës personale.

    Mbrëmë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se për qytetarët e Kosovës janë konfirmuar edhe 100 mijë e 620 vaksina anti-Covid.

    “Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, (për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti-Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Kosova është vendi i fundit që ka siguruar vaksina anti-Covid, derisa vaksinimi i personelit mjekësor i cili ka filluar të hënën është duke vazhduar ende./Front Online/

     

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.