Kryetari i AAK-së ka mbajtur konferencë për media ku është pyetur lidhur me çështjen e Presidentit nëse AAK-ja do të qëndroj në sallë gjatë votimit të kandidates për Presidente, Vjosa Osmani.
” Ne kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesit e zgjedhjeve dhe nuk kemi marr prej tyre një kërkesë politike për të votuar Presidentin ose Qeverinë dhe nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj.
Shefi i AAK-së ka thënë se e ka parë edhe vendimin e Lidhjes Demokratike që ta përkrahin Osmanin, por, që shton se në subjektin e tij nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tij për këtë temë.