Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike djalit të tij në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar një thikë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës mashkull kosovar (djalit të tij) Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin e PK./Front Online