×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinisja e dialogut me kushte

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës.

    Por, autoritetet e të dyja shteteve, të Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të kenë pikëpamje dhe qëndrime skajshmërisht të kundërta se si do t’i qasen dialogut, vlerësojnë analistët shqiptarë dhe serbë, Donika Emini dhe Ognjen Gogiq.

    Sipas tyre, tash për tash, për të dyja palët, vazhdimi i procesit të dialogut është i padëshirueshëm.

    Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar parimet, si parakushte, me të cilat do t’i qaset procesit të dialogut me Serbinë, autoritetet e Beogradit i kanë cilësuar ato si ultimatume që çojnë drejt përfundimit të procesit dhe shkatërrimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun e Brukselit.

    Ditë më parë, zyrtarët e Bashkimit Evropian, kanë deklaruar se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë shprehur gatishërinë për rifillimin e dialogut.

    Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, për sa i përket dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.

    “Kryeministri Kurti ka dhënë katër parime për dialogun me Serbinë. E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur. Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë. Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët. Dialogu nuk zhvillohet për të rregulluar imazhin e politikanëve, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Kryeziu.

    Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kabinetin e të dërguarit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me parimet që Kurti ka prezantuar për bisedimet me Serbinë, por deri në publikimin e këtij teksti, nga Brukseli zyrtar nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ambsada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të komentojë parimet e paraqitura nga Kurti për dialogun, por tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.

    “Pozicioni i Shteteve të Bashkuara vazhdon të jetë i pandryshuar. Ne e mbështesim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për REL.

    Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, pas një takimi që pati të martën me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi tha se duhet koordinim me të gjitha palët e përfshira në dialog, përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar.

    “Gjatë takimit të sotëm (e martë, 30 mars) me Besnik Bislimin, diskutuam rëndësinë e lidershipit në koordinimin me donatorët; konsultime të gjera më hisedarët në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja; dhe për vlerën e një shërbimi civil, apolitik dhe procesional”, ka shkruar Kosnett.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit parlamentarë të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar nga ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, do të dalin në një konferencë për media...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot në Merdare. Pas aksionit ka reaguar , kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj. Molliqaj...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Një avion i Turkish Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin e Nju Jorkut pasi piloti ndërroi jetë në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së GP të Vetëvendosjses, Mimoza Kusari-Liles me kryekriminelin Radojçiq,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj, ka reaguar pas publikimit të përgjimit nga “Paparaci”, ku shefja e grupit të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së GP të Vetëvendosjses, Mimoza Kusari-Liles me kryekriminelin Radojçiq....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.