×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale pritet të fillojë kah mesi i muajit gusht.

    Kjo u la të kuptohet në seancën e sotme të Speciales në pikën ku u diskutua për hetimet e mbrojtjes dhe Prokurorisë.

    Avokati i Gucatit tha se pavarësisht kufizimeve, pret që gjykimi të nis nga 13 gushti e tutje.

    “Ju keni përcaktuar kalendarin dhe me kalimin e kohës ne mendojmë që pavarësisht nga kufizimet ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona dhe t’i përmbahemi kalendarit të përcaktuar. Besojmë që do të jemi gati për gjykim në javën që fillon prej 13 gusht e tutje”, tha ai.

    Në të njëjtën vijë të mendimit ishte edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.

    “Edhe ne mendojmë dhe jemi në të njëjtin pozicion. Kemi vështirësi në zhvillimin e hetimeve dhe s’dua të hy në konflikte me prokurorinë. Kemi pasur probleme me disa linja të hetimeve. Shpresojmë që të bëjmë hetime të mëtejshme të mbrojtjes brenda 10 ditëve të ardhshme. Kjo do  të varet edhe nga situata, sepse psh e gjithë Evropa është vendosur në kodin e kuq sa i përket pandemisë”, tha Cadman.

    Seanca në Speciale ka shkuar në pauzë teksa pas rikthimit, gjyqtari pritet t’i jap disa urdhëra që kanë të bëjnë me procedurën paraprake.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se beson se në sistemin aktual zgjedhor të Kosovës duhet të ketë bashkëqeverisje, dhe për këtë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte  i ka vizituar qytetarët e Studençanit dhe Mushtishtit të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendin e ka përfshirë një atmosferë ku për Kosovën flitet si temë,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof....
    Sport10 Tetor 2024
    Kampionit të boksit, Haxhi Krasniqi, i është ndarë nga jeta babai. Ai ketë e ka bëre të ditur përmes një postimi. “U...
    Lajme10 Tetor 2024
    Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, është përfshirë në një skandal. Azemi i cili është i akuzuar për huliganizëm në disa protesta të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar nga paraburgimi të enjten, një ditë pasi gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij...
    Lajme10 Tetor 2024
    Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.