×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Lumiri si Albini, “krejt dhe drejt”

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kundërshtuar vendimit e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që deputetët e partisë së tij të qëndrojnë në sallë kur votohet Vjosa Osmani për presidente të Republikës së Kosovës, raporton portali “Front Online”.

    Madje ai e ka krahasuar Adixhikun me sloganin e “Vetëvendosjes” në zgjedhjet e 14 shkurtit : Krejt dhe drejt.

    Postimi i plotë i Molliqajt në “Facebook”

    Lumiri “krejt dhe drejt “

    LDK paska vendosur, të gjithë në rresht për Vjosa Osmanin presidente. Kjo na qenka tradita e LDK-së – institucionalizmi. Epo, nuk është e vërtetë. LDK e mban veten si subjekt i ngjarjeve që prodhoi rrëzimi i monizmit. Thotë se është sinonim e simbol i pluralizmit demokratik. Nëse është kështu, veprimi i tyre për ta mundësuar presidentin “Krejt dhe Drejt” është vulosje e qeverisjes centraliste, ku të gjitha institucionet qojnë në një adresë, tek lideri suprem. Ky veprim po e instalon praktikën e byrosë politike të dikurshme, nën formën e demokracisë parlamentare.

    Për më tepër, LDK duhet ta dijë se do ta mbajmë përgjegjëse për pasojat që do të prodhojë ky koncentrim pushteti. Me shembuj nga historia i dimë bolshevikët, me shembuj nga aktualiteti po i shohim popullistët. Askush s’mund të shfajësohet nesër për pasojat. Këtu jemi dhe po ju shohim. Ky është oportunizëm elektoral i llogaritur keq. Keq sepse ju prapëseprapë nuk po e ngritni një valë, qoftë edhe populliste. Thjesht jeni bërë konfirmues të tjetrit.

    Veprimi juaj është strukje. Strukje sepse keni pranuar instancë gjykimi jashtë vullnetit tuaj. Është mizore kjo instancë, sa më shumë dëshmohesh, me fajtor do të ndjeheni.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se beson se në sistemin aktual zgjedhor të Kosovës duhet të ketë bashkëqeverisje, dhe për këtë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte  i ka vizituar qytetarët e Studençanit dhe Mushtishtit të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendin e ka përfshirë një atmosferë ku për Kosovën flitet si temë,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof....
    Sport10 Tetor 2024
    Kampionit të boksit, Haxhi Krasniqi, i është ndarë nga jeta babai. Ai ketë e ka bëre të ditur përmes një postimi. “U...
    Lajme10 Tetor 2024
    Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, është përfshirë në një skandal. Azemi i cili është i akuzuar për huliganizëm në disa protesta të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar nga paraburgimi të enjten, një ditë pasi gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij...
    Lajme10 Tetor 2024
    Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.