Një 34 vjeçar në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovë pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një fëmijë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot rreth orës 14:00, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për sulm seksual.Arrestimi i të dyshuarit;
-S. G, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 25.03.2021.Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.