Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila u mbajt në selinë qendrore të partisë.
Pas mbledhjes para mediave ka folur nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Ai tha se LDK-ja, do ta eviton çdo penges për formimin e institucioneve të vendit.
“Kryesia e LDK-së, sot në mbledhjen e saj pas disa takimeve e ka shtjerr debatin e brendshëm për institucionet, për presidentin LDK-ja, do ta evitojë çdo penges me rolin e vet konstruktiv në funksion të stabilitetit”, tha shkurt Haziri
Ai ka thënë se do të punojnë që të dalin unanim si parti.
“Nesër do të bisedojmë me deputetët, do t’i takojë të gjithë deputetët dhe kryetari do të diskutojë me të gjithë”, ka thënë ai.