×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Deri më 2022, Kosova do ta përballojë pandeminë

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Pandemia e Covid-19 e cila tashmë ka hyrë në vitin e dytë nuk ishte preokupim vetëm i qarqeve shkencore por me pasojat e saj u morën edhe figura të shquara të biznesit, sikurse miliarderi Bill Gates. Sipas tij bota do t’i rikthehej normalitetit në fund të vitit 2022. Deklaratën e tij e ka komentuar infektologu kosovar, Ilir Tolaj.

    Bota do të jetë në gjendje të rikthehet në normalitet nga Covid-19 deri në fund të vitit 2022. Shpresa e vetme për të ndodhur kjo ishte qasja në vaksina të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Lidhur me këtë deklaratë të Bill Gates, infektologu Ilir Tolaj, nuk sheh shqetësim, përkundrazi thotë se Kosova do ta kalojë me lehtësi edhe këtë periudhë pandemike.

    “Besoj që në vitin 2022 intensiteti i pandemisë për Kosovën do të jetë minimal. Në fakt në vitin 2022 nuk do të kemi epidemi të mirëfilltë me numrin e rasteve të reja me qindra brenda ditës. Do të kemi raste sporadike aty-këtu ose ndonjë vatër epidemike në ndonjë regjion të Kosovës i cili nuk do të paraqes problem as ekonomik e as shëndetësor për vendin tonë”, tha Tolaj për RTV21.

    “Një valë të këtillë sikurse është kjo e treta tash nuk e besoj që Kosova do ta përballë më nëse autoritetet shëndetësore dhe politike të Kosovës do të mund të sigurojnë vaksinë dhe me atë vaksinë të vaksinojnë le të themi edhe 30 për qind të popullatës. Kjo përqindje e të vaksinuarve së bashku me përqindjen e njerëzve të cilët e kanë kaluar tash sëmundjen do të munden që t’i përballojnë pandemisë në kuptim të krijimit të imunitetit kolektiv”, shpjegoi ai.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar ballafaqim me pozitën në Kuvend. Kjo vjen pas përgjimeve të fundit mes...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka përsëritur edhe në kuvend se biseda me Milan Radoiçiqin është e...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në fshatin Negroc, te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi. Ai është...
    Të tjera
    Sport10 Tetor 2024
    Zvicra të shtunën do të përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas dueleve në Botërorin 2018 dhe 2022, të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se sot në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja...
    Lajme10 Tetor 2024
    Para stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut është duke u protestuar rreth arrestimit të kryetarit të “Demokracisë Serbe” Aleksandar Arsenijeviq. Ai...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me zv/ndihmësin e sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Takimi do...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK) është lansuar sot në Prishtinë, ku me këtë rast ambasadori britanik Jonathan...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i AKK-së, Ramush Haradianj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb. Kështu u shpreh ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.