×
Video

Kjo është arsyeja e ndarjes së Teas me Beartin

FrontOnline
27 Mars 2021

Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes më të bujshme të momentit dhe ky lajm po zien në rrjet.

U hodhën shumë hipoteza rreth arsyes së ndarjes së tyre.

Por pse u ndanë vërtetë ish-konkurrentët e “Përputhen”?

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ndërkohë thumbimet mes njëri-tjetrit gjatë kësaj kohë kanë qenë të shumta.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhej në shprehjen që shpërndau Bearti.

Pas këtyre thumbave nuk mungoi as reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ndau një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë. Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punët mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Mbrëmjen e djeshme, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka që nuk e dinim për Beartin. Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.

“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë.”- ka shkruar Meridiani.

IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
Nga Rubrika
Ekonomi06 Nëntor 2022
Instituti për “Front” ka lansuar platformën “Pasuria e Politikanëve”, me anë të politikës mund të kenë mundësi dhe mundësi që të shohin...
Front TV22 Mars 2022
Propozimin e ri të Qeverisë së Kosovës për pagën minimale 264 euro, nuk po e pranojnë sindikatat. Këtë propozim po e kundërshtojnë...
Lajme22 Nëntor 2021
Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kërkesën nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, si dhe miratimin nga deputetët për...
Të tjera
Lajme03 Maj 2024
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
Bota/Rajoni03 Maj 2024
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
Sport03 Maj 2024
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
Lajme03 Maj 2024
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
Bota/Rajoni03 Maj 2024
Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
Lajme03 Maj 2024
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.