×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për shtetasin shqiptar që i dha 40 euro ryshfet policit në Vërmicë

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtetasit shqiptar, që i dha policit ryshfet prej 40 euro për ta kaluar pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

    Sipas njoftimit i dyshuari me veti e ka pasur edhe motrën e tij, e cila e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.

    “-I pandehuri B.H., me datë 25 mars, në orët e mbrëmjes, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që  derisa ishte duke u futur nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës duke drejtuar automjetin e tij,  si pasagjere me vete në veturë ishte edhe motra e të pandehurit, ashtu që me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, i pandehuri B.H., në librezën e qarkullimit të automjetit në fjalë i kishte futur dy kartëmonedha prej 20 € (njëzet eurosh) kur zyrtari policor e pyet se ‘’Përse i ke futur këto para në dokumentin tuaj’’, i pandehuri i drejtohet me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe me qëllim që t’ia mundësoni motrës sime hyrjen në Kosovë’’ – e cila pas verifikimit në data bazën policore është vërtetuar se motra e të pandehurit ende ka ndalesë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Prizren, 27 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda gjyqtarja e  procedurës – Raima Elezi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.04.2021,  ndaj të pandehurit B.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: dhënia e ryshfetit nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit B.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – I pandehuri B.H.,me datë 25 mars, në orët e mbrëmjes, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që  derisa ishte duke u futur nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës duke drejtuar automjetin e tij,  si pasagjere me vete në veturë ishte edhe motra e të pandehurit, ashtu që me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, i pandehuri B.H., në librezën e qarkullimit të automjetit në fjalë i kishte futur dy kartëmonedha prej 20 € (njëzet eurosh) kur zyrtari policor e pyet se ‘’Përse i ke futur këto para në dokumentin tuaj’’, i pandehuri i drejtohet me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe me qëllim që t’ia mundësoni motrës sime hyrjen në Kosovë’’ – e cila pas verifikimit në data bazën policore është vërtetuar se motra e të pandehurit ende ka ndalesë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh dënueshmërinë e kësaj vepre penale dhe peshën e rëndë të kësaj vepre penale si dhe faktin se i pandehuri nuk ka vendbanim as vendqëndrim në Republikën e Kosovës, prezenca e tij në këtë procedurë do të arrihet me vështirësi nëse i njëjti lihet në liri apo me ndonjë masë më të butë se sa caktimi i paraburgimit, i njëjti mund të ik apo të largohet nga Kosova ose të fshihet në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes penale, si dhe në rastin konkret do të mblidhen ende provat për të vërtetuar përgjegjësinë penalo-juridike të pandehurit.

    Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.