×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është numri i punëtorëve që vdiqën në vendet e punës në vitin 2020

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Siguria e punëtorëve në vendet e tyre të punës mbetet ende shqetësuese. Gjatë vitit 2020 në vendet e tyre të punës kanë vdekur 16 punëtorë. Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi. Përderisa inspektimi i të gjitha vend punishteve është i pamundur për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve të punës.

    Kryeinspektori për Siguri në Punë, Agim Millaku, thotë për KosovaPress, se gjendja në sektorin privat nuk është e kënaqshme dhe se inspektorati i punës po has në vështirësi për të ndryshuar këtë gjendje, pasi ka një numër të vogël të inspektorëve në terren, e që po pamundëson edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga ana e punëdhënësve.

    “Gjendja përgjithësisht nuk është e kënaqshme, s’jemi edhe ne të kënaqur vetë me gjendjen. Po është ashtu siç është edhe për momentin kemi bukur vështirësi me ndryshua këtë gjendje për arsye se kemi numër të vogël të inspektorëve në teren që kishin me bo numrin ma të madh të inspektimeve, me rrit mbikëqyrjen e zbatimeve të ligjeve, ashtu që t’u bëjmë me dije të dy palëve në proces të punës. Të punëdhënësve dhe të punëtorëve që duhet respektimi duhet të krijohen raporte të shëndosha, duhet të krijohen marrëdhënie të rregullt të punës përmes lidhjes së kontratave të punës, përmes inspektimeve të dispozitave ligjore, ku janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e palëve në proces punë”, tha ai.

    Sipas tij, numri më i madh i të punësuarve vazhdon të jetë në sektorin e ndërtimtarisë, por njëkohësisht mbetet edhe sektori me numrin më të madh të aksidenteve.

    Vetëm gjatë vitit 2020 sipas Millakut në vendet e tyre të punës kanë vdekur 16 punëtorë. Por jo të gjithë për shkak të kushteve të këqija të punës.

    “Sektori i ndërtimit ku është sektori më i madh i punëtorëve të punësuar, sektori që po paraqet probleme më të mëdha, aty kemi numrin më të madh të aksidenteve qoftë aksidente ku punëtorët pësojnë lëndime të riparueshme, të pariparueshme por edhe vdekje. Për fatin e keq që ne gjithmonë po tentojmë me e zvogëlua në maksimum eventualisht me shku nga zero aksidente…06:00 Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend të punës 16 punëtorë, por nuk kanë qenë të gjithë për shkaqe të kushteve të punës edhe te ushtrimit të veprimtarisë së punës, 2 kanë qenë për shkak të vdekjes së natyrshme kanë pësuar infarkt, 3 prej tyre kanë qenë në shtëpi private që shpesh është e pamundur edhe me i kontrolluar sepse kanë lidhje familjare dhe me lidhje familjare punojnë, dhe 11 kanë qenë humbje jete për shkak të ushtrimit të veprimtarisë në subjektet e caktuara punuese”, thotë ai.

    Millaku thotë se tentojnë gjithmonë të përmirësojnë sigurinë e punëtorëve në punë duke i trajnuar ata, por edhe duke i udhëzuar që të ngritët vetëdija e punëtorëve në vendin e punës.

    “Tentojmë të përmirësojmë gjithmonë sigurinë e punëtorëve në vend të punës, duke i përimtuar kushtet, duke i përimtuar rrethanat por edhe duke i trajnuar punëtorët duke i udhëzuar ata për rreziqet… Pra të ngrisim vetëdijen e punëtorëve në vendin e punës që ata të kenë kujdes së pari për vete, për të tjerët që i rrethojnë”, tha ai.

    Kujtojmë se Kosova mbetet ende vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore, gjë që e bën edhe më të vështirë jetën e punëtorëve të cilët për lëndimet në vendet e punës detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha parash.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.