×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rastet aktive me Covid-19 në Prishtinë janë trefishuar, nga e hëna do të punohet në ndërrim 12 orësh”

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka folur për situatën me covid-19. Tha se numri i rasteve aktive u trefishua muajt e fundit duke e vështirësuar ofrimin e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor.

    “Në muajin janar kishim rreth një mijë raste aktive dhe në shkurt ishte një mundësi më e madhe e menaxhimit edhe të rasteve me Covid-19 por edhe ofrimit të shërbimeve të tjera të cilat ofrohen në kujdesin parësor shëndetësor”, tha Gashi për RTV21.

    “Mirëpo tani dy muaj, afërsisht tre muaj pas kemi shifra rekorde ndoshta. Rreth 3500 raste aktive në kryeqytet. Brenda dy muajve kemi arritur që të trefishojmë numrin e rasteve aktive në kryeqytet”, shton ai.

    “Kjo është një rritje e propabilitetit dhe mundësisë më të madhe për të shpërndarë Covid-19 sepse sa më i madh të jetë numri i rasteve aktive aq më e madhe do të jetë mundësia për shpërndarjen e tyre dhe aq më i vështirë do të jetë menaxhimi i situatës në kryeqytet”, theksoi ai.

    Gashi ka bërë të ditur se nga kjo e hënë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të punohet me orar 12 orësh.

    “Nuk do të punohet në dy ndërrime mirëpo do të punohet në një ndërrim 12 orësh. Asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa shërbime”, tha Gashi.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.