×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vjosa Osmani nga Australia na bënte thirrje të mos ia bënim kuorumin Thaçit”

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Gashi duke folur për mundësinë e Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente, ka shpalosur një detaj në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi po votohej për këtë post në Kuvend.

    Ai tha se ishte pikërisht kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, që asokohe ishte në Australi dhe bënte thirrje të mos i bëhej kuorumi Hashim Thaçit.

    Gashi tha se këtë diskurs (mos-qëndrimi në sallë) e ka kirjuar vetë Osmani gjatë zgjedhjes së Thaçit president.

    “Vjosa Osmani këtë diskurs e ka krijuar për pesë vite me radhë. Madje, në ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur president, ajo ishte në Australi. Na dërgonte letra nga atje që mos t’ia bëjmë kuorumin Thaçit”, ka thënë Gashi për Blic.

    Tutje, ai sqaroi edhe arsyen e veprimeve të LDK’së. Sipas tij, nuk kishte zgjidhje tjetër.

    “Por, në fakt nuk kishim opsion tjetër. O të shkojmë në zgjedhje, o të qëndrojmë në sallë për kuorum”, tha mes tjerash Gashi.

    Kujtojmë se data për mbajtjen e seancës kur do të zgjidhet presidenti ende nuk është vendosur. Ndërkohë që partia që mori mbi 50% të votave, Lëvizja Vetëvendosje, propozon që Osmani të kandidojë për këtë post.

    Për zgjedhjen e presidentit nevojitet që 81 deputetë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit për ta bërë kuorumin, e pastaj në raundin e tretë të votimit edhe mund të zgjedhet me 61 vota.

     

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.