×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, trusti dhe lirimi nga pagesa e rentës minerare më të zbatueshmet

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti ka gjetur më së shumit zbatim, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Krahas kësaj, efikasitet të duhur ka pasur edhe lirimi nga pagesa e rentës minerare. Ndërkohë ngecje janë parë tek zbatimi i Fondit Kosovar për Garantimin të kredive dhe dispozitat lidhur me taksën e energjisë së ripërtrishme.

    Përmes një konference për medie, Dardan Abazi nga INDEP shpalosi të gjeturat e monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes.

    Ai tha se kanë gjetur se ka mungesë të theksuar të komunikimit ndër-institucional për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes.

    “Çdo hap më tutje nga ana e institucioneve në drejtim të prezantimit të masave të reja të bëhet në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, sidomos me agjenci të pavarura dhe rregullatorët që do të jenë bartës të zbatimit të këtyre masave. Ne kemi parë se kur është vënë dispozita sa i përket lirimit nga pagesa e rentës minerare, nuk është vënë një dispozitë shtesë në ligj që do të thoshte se kjo pagesë duhet të bëhet vetëm në kuadër të eksplantimit që ndodhin, në kuadër të planit vjetor që kompanitë e dorëzojnë në Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve. Pikërisht nga ky komision janë ankuar se për shkak të mos konsultimit atyre i është dashur të marrin një vendim shtesë për t’i shpjeguar kompanive që nuk kanë të drejtë të eksplodojnë pa fund në gjashtë mujorin e parë për të rrëzuar kodra të tëra për të marrë minerale, por duhet bërë këtë në kuadër të planit vjetor. Po të ndodhin konsultime nuk do të ndodhin probleme të tilla. Kemi pasur edhe autoritete të tjera, si Fondi për Garancimin e Kredive që kanë thënë se janë informuar përmes mediave sa i takojnë dispozitat e ligjit. Ne do të donim të shohim më tepër bashkëpunim institucional”, tha ai.

    Ndërsa, Kaltrinë Rexha bëri të ditur se mbi 340 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tërheqjes së 10 përqindshit nga Trusti. Ndonëse, sipas saj janë bërë gjitha përgatitjet teknike, Fondi për Garantimit të Kredive një pjesë të marrëveshjes me bankat komerciale ende nuk e ka finalizuar.

    “Disa masa që përfshihen nga ligji për rimëkëmbje ekonomike kanë gjetur zbatim të plotë në këtë 4 majorësh, ka disa masa të tjera që ende nuk kanë filluar zbatimin”, tha ajo.

    Krahas këtyre, INDEP kërkoi që të ketë një kornizë të qartë institucionale për ta parë zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë. Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel. Në raportin e policisë...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, në një prononcim për FrontOnline e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti. ‘’Kemi skandale...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Lifestyle20 Maj 2024
    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Vip20 Maj 2024
    Urimi dhe Alisa sonte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me dasem madhështore. Çifti kanë organizuar një ceremoni që ftuan familjarë miq dhe...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, për FrontOnline ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.