Një qytetar ka bërë një gjest të veçantë mbrëmë në Fushë Kosovë.
I njëjti është taksisit.
Ai mbrëmë deri sa ishte duke punuar në veturën e tij ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale.
Policia ka bërë të ditur për Front Online se kanë kontaktuar menjëherë personin e i cili nuk ishte në dijeni se I mungonte protofoli.
Njoftimi I plotë I Policisë:
Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte.
Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.
I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë , ndau edhe kohën e tij për rastin./Front Online/