×
  • Lajme
  • Lajme

    E bombardoi Serbinë para 22 vitesh, Kosova e nderon pilotin holandez

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Sot para 22 vitesh, NATO nisi sulmet ajrore ndaj caqeve të makinerisë serbe të luftës, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi.

    78 ditë pas fillimit të bombardimeve, Serbia u dorëzua.

    Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Grajçevci në këtë përvjetor ia ka ndarë medaljen “Urdhëri i Lirisë”, pilotit të Forcave Ajrore Holandeze, Peter Tankink.

    Tankink kishte marrë pjesë si pilot në fushatën bombarduese të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe në vitin 1999.

    “Sot, ndërsa kujtojmë vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë, kujtojmë dhe nderojmë ata që e vunë veten në rrezik për të na ndihmuar në orën tonë më të vështirë. Njëri ndër ta është piloti trim i Forcave Ajrore Holandeze, Koloneli Peter Tankink, i cili që në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, luftoi në qiellin e Kosovës me avionin e tij F-16, duke rrëzuar një avion të armikut, MiG-29 serb”, njofton në Facebook Grajçevci.

    “Me këtë gjest trimërie, Kol. Tankink ka fituar tërë respektin dhe mirënjohjen tonë. Në dhjetorin e vitit të kaluar, kisha nderin e veçantë që t’ia dorëzoja Medaljen presidenciale, “Urdhëri i Lirisë””, ka shkruar më tej Ambasadori Grajçevci.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimi, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë shpallur dy pozita të larta në arsim. Atë për drejtor të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari i ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof nesër do të vijë në Kosovë, ndërsa kryeministri tha se duhet pritur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka vlerësuar se kjo është qeveri e korrupsionit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorëve të armëve për Ukrainën është anuluar pasi presidenti i SHBA-së, Joe...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Ashtu siç e kishte paralajmëruar në muajin qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i rikthehet turit të takimeve me disaporën, në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth aksidentit ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Kurti tha se organet e...
    Sport09 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosvoës të shtunën luan ndeshjen ndaj Lituanisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Shtëpia më e madhe e futbollit europian,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një tjetër kërkesë për të shtyrë ekzekutimin e dënimit të tij. Kërkesa e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.