IKSHPK-ja sapo ka publikuar rastet e fundit me të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, duke treguar kështu se gjatë kësaj periudhe ka pasur raste rekorde për këtë vit të vdekjeve duke dërguar në 17 persona të vdekur brenda një dite nga Covid19.
Ndërsa pacienti me moshën më të re e që nuk ka mundur ta përballoj virusin Covid-19 është një 41 vjeçar nga Fushë Kosova.
Nga po i njëjti qytet edhe një 52 vjeçar ka humbur betejën me Covid19.Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.