Ka nisur takimi në mes kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidates për president, Vjosa Osmani.
Në këtë takim Abdixhiku ka shkuar së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, raporton Front Online.
Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Alin Kurti por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.
LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike.
Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.