×
  • Lajme
  • Lajme

    Deportimi i gjashtë shtetasve turq, ish-shefi i AKI-së dhe dy zyrtarë të tjerë deklarohen të pafajshëm

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB, Valon Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare Rrahman Sylejmani janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Prokuroria Speciale e ngarkon Driton Gashin, Valon Krasniqin dhe Rrahman Sylejmanin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe Sylejmanin e akuzon edhe për privim të kundërligjshëm nga liria.

    Pas leximit të aktit akuzues nga prokurorja Habibe Salihi, tre të akuzuarit mohuan në tërësi fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.

    “Jemi totalisht të pafajshëm”, deklaruan tre të akuzuarit. Pas deklarimit, mbrojtësi i të akuzuarit Rrahman Sylejmani, avokati Flakron Sylejmani ka njoftuar njofton gjykatën se ai nuk kishte qenë i pajisur me një kopje të aktakuzës.

    Andaj, avokati Flakron Sylejmani ka kërkuar nga gjykata që konform ligjit, atij ti dorëzohej kopja e aktakuzës, e cila kërkesë edhe u plotësua nga gjykata.

    Lidhur me këtë, gjykatësja e rastit Violeta Namani deklaroi se ishte detyrë e mbrojtjes, që pas pranimit të thirrjes për seancë, të paraqisnin kërkesë në PSRK për tu pajisur me shkresa të lëndës.

    Meqë të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat që u ngarkohen, gjykatësja Namani i ka udhëzuar ata që brenda 30 dite mund të paraqesin kundërshtimet e tyre për provat e përfshira në aktakuzë dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

    Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua të mbahet më 26 prill nga ora 09.30, raporton Betimipër Drejtësi.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Driton Gashi akuzohet se si person zyrtar në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tutje AKI, prej datës 23.03.2018, e gjer më 29.03.2018, në Prishtinë, me qëllim që shtetasit e Republikës së Turqisë, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm dhe të drejtën e punës në Kosovë dhe Osman Karakoya që kishte bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë, e të cilit procedura nuk i kishte përfunduar, t’i dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe dorëzoj autoriteteve turke.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, Driton Gashi akuzohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke mos i përmbush detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, më tutje DSHAM, të MPB i rekomandoi revokimin elejeve të qëndrimit për shtetasit turq Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden dhe mosdhënien e lejes për Osman Karakoya, për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit, ndërsa të akuzuarit Rrahman Sylejmani, Drejtor i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në

    Ministrin e Punëve të Brendshme, tutje DMH, i rekomandoj nxjerrjen e gjashtë urdhrave për dëbimin e të dëmtuarave me forcë nga Republika e Kosovës.

    PSRK-ja pretendon se i akuzuari Driton Gashi,  për këtë procedurë dhe për dëbimin e të dëmtuarve me forcë nga Republika e Kosovës, nuk e ka njoftuar Presidentin dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, siç parashihet me Ligjin për AKI dhe as Kryeprokurorin e Shtetit siç parashihet me nenin 25 të Ligjit për AKI, dhe se ka tejkaluar po ashtu kompetencat duke përfshirë AKI, në aranzhimin e udhëtimit, transportin dhe pjesëmarrjen në operacionin e dëbimit që nuk ishin kompetenca të agjencisë që drejtonte, pastaj u angazhuan drejtpërdrejtë në aksionin e dëbimit të tyre ani pse kjo nuk ishte në kompetencën e tij.

    Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Driton Gashi se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së.

    Sipas kësaj aktakuze, Valon Krasniqi akuzohet se si person zyrtar, drejtor në DSHAM në MPB, në periudhën kohore prej 23.03.2018 dhe gjer më 29.03.2018, keqpërdori detyrën zyrtare duke mos i përmbush detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që në kundërshtim me 91 të Ligjit për të Huaj, mori vendim për revokimin e lejeve të ligjshme të qëndrimit të të dëmtuarave shtetasve Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Husein Demir dhe Mustafa Erden dhe në kundërshtim me nenin 44 të të njëjtit ligj për Osman Karakoya, që ishte në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit, pa u përfunduar ajo me vendim të formës së prerë,mirëpo veproi vetëm duke u bazuar në rekomandimin e të akuzuarit Driton Gashi për revokimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit turq dhe pa vërtetuar fare nëse informacionet e AKI plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara me ligj për të vërtetuarse të dëmtuarit paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

    Gjithnjë sipas prokurorisë, po ashtu i akuzuari Valon Krasniqi, përgjegjësitë e tij ligjore për identifikimin e të dëbuarve, sigurimin e fletudhëtimeve, sigurimin e kujdesit mjekësor dhe autoritetin për zbatimin e operacionit të dëbimit me forcë të tyre ia kishte kaluar AKI-së dhe Policisë së Kosovës, në këtë mënyrë duke u shkelur të drejtat e të dëmtuarve, të drejtën e qëndrimit dhe punës së ligjshme në Kosovë të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm moral dhe material.

    Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Valon Krasniqi se ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së të KPK-së.PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Rrahman Sylejmani se si person zyrtar, Drejtor i DMH, pranë MPB, më 29.03.2018, në Prishtinë, tejkaloi kompetencat zyrtare në atë mënyrë që nxori gjashtë urdhra për dëbim me forcë të 6 (gjashtë) shtetasve të Republikës së Turqisë, të dëmtuarave Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Husein Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm qëndrimi dhe pune në Kosovë, dhe Osman Karakoya që ishte në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit dhe punës edhe pse në bazë të nenit 99 par.1 të Ligjit për të Huaj, nuk ishte fare në kompetencë të DMH që drejtonte ai, por në kompetencë të DSHAM, ndërsa urdhrat për dëbim me forcë i nxori edhe pse ishin përmbushur asnjë nga kushtet për lëshimin e urdhrit për dëbim me forcë nga neni 97 par. 1 të të njëjtit ligj dhe po ashtu pa e zbatuar procedurën e paraparë në nenin 97 paragrafi 8 i të njëjtit ligj, ndërsa, dëboi me forcë dhe depërtoj të dëmtuarin Hasan Husein Gunakan në mënyrë të kundërligjshme edhe pse atij nuk i ishte revokuar fare leja e qëndrimit dhe punës në Kosovë dhe nuk kishte as urdhër për dëbimin e tij, në këtë mënyrë shkeli rënd të drejtat e të dëmtuarve për qëndrim dhe punësim në Kosovë, me ç’rast iu shkaktoj dëm moral dhe material të dëmtuarve.

    Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Rrahman Sylejmani se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së.

    Po ashtu, prokuroria e akuzon Rrahman Sylejmanin edhe se si person zyrtar, në cilësinë si në piken III- të këtij dispozitivi, gjatë muajit mars 2018 në shkollat “Mehmet Akif”, në Gjakovë dhe Lipjan dhe në shtëpinë në lagjen “Marigona” në Prishtinë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, privoj kundërligjshëm nga liria duke i dëbuar dhe depërtuar me forcë të dëmtuarit e cekur në dispozitivin III pa ekzistuar asnjë bazë ligjore të paraparë me dispozitat e nenit 29 par. 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 13 paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale.Me këto veprime, PSRK e ngarkon të akuzuarin Rrahman Sylejmani se ka kryer veprën penale Privimi i kundërligjshëm i lirisë nga neni 196 par. lidhur me par. 3 të KPK-së.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në mungesë të kourumit, ka dështuar mbajtja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi për vizitën që pati në mëngjes në Leposaviq ku shkoi bashkë me...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Sport09 Tetor 2024
    Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është bashkuar kompanisë Red Bull si Kryesues Global i Futbollit. Gjermani është lidhur me një sërë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës. “Ushtarët amerikanë...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë, sot kanë dalë para gjykatës. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.