×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Nga rreth 5 mijë zyrtarë publikë sa janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vetëm 1800 prej tyre e kanë bërë një gjë të tillë, që nga 1 marsi kur ka filluar zyrtarisht deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë publikë.

    Nga drejtues të Agjencisë Kundër Korrupsionit po konsiderohet se ky numër është i vogël i atyre që kanë deklaruar pasurinë deri tash, marrë parasysh që deri në përfundim të afatit kanë mbetur edhe një javë.

    Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion, Afrim Atashi në një intervistë për KosovaPress thotë se të gjithë ata zyrtarë që nuk e deklarojnë pasurinë do të penalizohen në prokurori me kallëzime penale.

    Për këtë Atashi ka kërkuar nga zyrtarët që mos të presin deri në fund të muajt, për të mos shkaktuar, siç tha ai probleme në sistemin online.

    “Deri më tani që po flasim, edhe një javë para përfundimit të afatit të rregullt ligjor e kanë deklaruar pasurinë diku rreth 1 mijë e 800 zyrtarë të lartë publikë nga numri i përgjithshëm që është më pakë se 5 mijë… Edhe kjo situatë është e zgjidhur dhe e përcaktuar me ligj, të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e deklarojnë pasurinë në afatin e paraparë ligjor sanksionohen sipas ligjit, respektivisht Kodit penal të Kosovës, por mos deklarimi i pasurisë është vepër penale dhe dënimi është deri në 3 vjet burg apo me gjobë. Të gjithë ata që nuk e deklarojnë pasurinë në afatin e paraparë ligjor që është përcaktuar nga Agjencia, por edhe nga Ligji do të merren masa ndaj tyre”, tha ai.

    Krahasuar me vitin 2020, Atashi thotë se sivjet është një numër më i vogël i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë, pasi siç thotë ai mund të jetë shkaktar edhe pandemia Covid-19.

    “Duke u bazuar në praktikat tashmë më shumë se dhjetë vjet, zakonisht zyrtarë të lartë publikë i lënë që deklarimet t’i bëjnë në ditët e fundit të muajt apo në fund të afatit ligjor. Edhe kjo praktikë është përcjellë gjithmonë edhe pse kemi bërë apel edhe në fillim të këtij muaj. Tani më po besoj dhe mundem me konsideruar se kemi një deklarim edhe më të vogël për shkak edhe sigurisht të pandemisë dhe rrethanave të sistemit, sepse kemi pasur zgjedhje, emërime e kështu me radhë. Mirëpo kemi një ngecje në këtë aspekt dhe mundemi me thënë që më pak e kanë deklaruar pasurinë nëse flasim për periudha të njëjta… Sigurisht që është numër i vogël se viti i kaluar nëse flasim për ditën dhe kohën e njëjtë”, thekson Atashi.

    Drejtori Atashi iu ka bërë apel të gjithë zyrtarëve që kanë obligim të deklarojnë pasurinë, mos ta lënë deri në ditët e fundit të afatit të përcaktuar.

    “Nëse më jepet mundësia me bërë edhe një apel dhe me kërkuar nga zyrtarët e lartë që të vijnë sa më parë të deklarojnë pasurinë mos t’i presin ditët e fundit për shkak se edhe konsultimet pothuajse gati janë të pamundshme nëse kanë ndonjë paqartësi sa i përket deklarimit apo formularit të deklarimit të pasurisë”, thotë ai.

    Sipas Atashit, AKK sivjet është sfiduar me pandeminë Covid-19 dhe për këtë i është mundësuar deklaruesve që ta bëjnë në sistemin online.

    Deklarimi zyrtarisht ka nis nga 1 marsi dhe përfundon më 31 të këtij muaji, dhe obligim ligjor kanë të deklarojnë pasurinë 4 mijë e 880 zyrtarë të lartë në platformën online.

    AKK thotë se është një numër i madh i zyrtarëve të lartë që janë dënuar ose iu ka ngritur aktakuzë për mos deklarim, deklarim të rrejshëm dhe deklarim pas afati në vitin e kaluar.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që...
    Kronika09 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë, ka njoftuar Policinë se një e mitur është sulmuar seksualisht. Rasti është duke u hetuar nga policia. “Prishtinë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e Ambasadës Amerikane. Gjatë kësaj vizite në Preshevë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër....
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë një aksion simbolik. Aksioni do të mbahet në pikën kufitare në Merdar prej orës 13:00. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.