×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Haki Abazi e Albin Kurti u bënë bashkë për inati të të tjerëve

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka konsideruar se arsyeja pse Haki Abazi iu është bashkëngjitur Lëvizjes Vetëvendosje, është “për inati të tjerëve”.

    Molliqaj këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa është deklaruar edhe për lënien e Abazit jashtë ekzekutivit.

    “Unë besoj që atë që kemi fol në këtë studio gjatë zgjedhjeve, lloji i pushtetit që prodhon VV, ka njerëz të dobishëm e jo rëndësishëm. Ka instrumente, në momentin që s’është instrument ai nuk ekziston. Tani atë që i ka ndodh rastit në fjalë, do i ndodh edhe të tjerëve. Ky është vetëm paralajmërim për secilin njeri i cili nuk është gati me e pasë fatin e njëjtë, duhet me e mëndu këtë punë”, është deklaruar ai.

    “Haki Abazi ka qenë një interesgji i paskrupullt që prej fillimi. Te dytë kur janë bërë bashkë, janë bërë për inati të njëri tjetrit”, ka shtuar tutje Molliqaj.

    Ai ka folur në ‘Pressing’ edhe për rastin e aktakuzës së Liburn Aliut, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Molliqaj ka ngritur pyetjen nëse kryeministri Albin Kurti do ta shkarkojë nga detyra e ministrit.

    “Sot ka dalë në lajme një aktakuzë për Liburn Aliut, arsyetimet e para është për keqpërdorim. A do ta shkarkojë Liburn Aliun? Kjo nuk është çështje se a është i korruptum ai. Një person që është i akuzum për privatizime të Kosovës. Ka aktakuzë zyrtare. Shpjegimi ka me kanë problematik. Po ia bajnë me qëllim, po ia bajnë me e rrëzu. Deklarata e Aliut është problematike: do kërkoj përgjegjësi nga pozita e ministrit”, ka vlerësuar ai.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e Ambasadës Amerikane. Gjatë kësaj vizite në Preshevë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër....
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Oda e Minierave të Kosovës do ta mbajë sot Forumin e Minierave në Kosovë. Kjo njëherësh është hera e parë që organizohet...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së...
    Sport08 Tetor 2024
    Lituania do të pres Kosovën më 12 tetor në Kaunas, ku në kampion e tyre janë të bindur se ndaj “Dardanëve” do...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.