×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga LDK-ja, tregojnë se a do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj nëse do ta votojnë apo do t’ia bëjnë kuorumin, kandidates për presidente, Vjosa Osmanit në ditën kur kjo e fundit do të propozohet për tu zgjedhur presidente.

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala në një prononcim për Front Online ka thënë se për këtë do të marrin vendim në Kryesi.

    “Si kryesi nuk kemi qëndrim akoma, si kryesi dhe jam idhtarë i asaj që të dalim me një qëndrim të kryesisë”, ka thënë Shala për Front Online.

    Shala është shprehur se si parti do mendojnë për të ardhmen e vendit rreth kësaj çështjeje të votimit apo jo të Osmanit për presidente, pa treguar se a do ta votojnë apo jo.

    “Sa i përket të tjerave, Vjosa Osmani është kandidate potenciale por kushdo që do të jetë kandidat ne do të mendojmë për të ardhmen e Kosovës në rend të parë”, ka thënë ai.

    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ardian Shala është shprehur më tutje se LDK-ja nuk duhet ta bllokojë këtë proces por se sipas tij Kryesia do të dalë me një qëndrim zyrtar.

    “Nuk jam idhtarë i asaj që të bëjmë bllokada. Por, mbetet me u pa qëndrimi i Kryesisë  edhe besoj që duhet të mbajmë ndonjë takim që të kemi një qëndrim më të saktë për hapat e mëtutjeshëm” është shprehur ai.

    Ish-bashkëpartiaku, Adrian Shala ka thënë se Vjosa Osmani ka merita në LDK dhe ka respekt për të por që qëndrimin e marrin si subjekt politik.

    “Nëse flasim për zonjën Vjosa Osmani kam  vetëm respekt për të është, zonjë ka mbështetjen ka pasur gjithmonë edhe sa ka qenë në LDK, është njeri që ka merita  por këtu jemi duke folur për një subjekt politik dhe qëndrimin e mbajmë si subjekt politik”, ka thënë Shala.

    Aktualisht pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit është duke e mbajtur kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

    Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

    Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual./Front Online/

     

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.