×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu pranon detyrën nga Selimi

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Selim Selimi ka dorëzuar detyrën e ministrit të Drejtësisë tek Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo është bërë përmes një ceremonie të pranim-dorëzimit në objektet e ministrisë së Drejtësisë.

    Me këtë rast ish-ministri Selimi tha se VV-ja ka marr një vendim të duhur duke emëruar Haxhiun në krye të këtij dikasteri qeveritar.

    “Unë sot e kam kënaqësinë dhe nderin që ta dorëzoj detyrën time si ministër ri Drejtësisë tek ministrja e re znj.Albulena Haxhiu. Jam i lumtur që kjo Qeveri e ka zgjedhur për ministre të Drejtësisë znj.Haxhiu pasi që ka përvojë në fushën juridike dhje e njeh ministrinë. Ne kemi bërë shumë punë. Të gjitha sukseset i ndajmë me ministrinë që vjen tani dhe përgjegjësitë I bartim vetëm ne për të bërë. E  di që znj. Haxhiui me ekipin e saj do të ja dal”, ka thënë Selimi.

    Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se punët e mira që janë punuar në këtë ministri nga qeverisjet e kaluara do të vazhdojnë edhe gjatë qeverisë “Kurti”.

    Më tutje ajo falënderoi edhe ish-ministrin Selim Selimi për punën që ka bërë si ministër.

    “Padyshim që e falënderova për punën që ka bërë si ministër i Drejtësisë gjatë kësaj periudhe, pavarësisht që nuk kam qenë në këtë periudhë në këtë ministri duke pasur parasysh interesin tim për çështje të drejtësisë, e kam përcjell secilën çështje që është punuar në këtë ministri. Prandaj ia konfirmova ministrit se të gjitha punët e mira që janë bërë gjatë kësaj periudhe padyshim që do t’i shtyjmë përpara pavarësisht se kush ka punuar në ato çështje”, ka thënë Haxhiu.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.