×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq armë ilegale gjenden në posedim të qytetarëve të Kosovës

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe ky numër po paraqet kërcënim serioz të sigurisë publike.

    Në Kosovë, vetëm në vitin e kaluar nga armët pa leje, sipas Policisë së Kosovës, janë kryer 29 vrasje. Ndërkaq, po në të njëjtin vit, Policia e Kosovës ka konfiskuar 1.135 armë zjarri dhe mbi 32.700 municione të kalibrave te ndryshëm.

    Policia e Kosovës ka treguar se konfiskimi i armëve është bërë në nivel vendi, duke mos u përgjigjur në pyetjen nëse ata kanë hasur në shitjen e këtyre armëve në treg të zi.

    “Veprime ligjore janë ndërmarrë nga organet e drejtësisë ndaj personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme, përfshirë edhe posedim ilegal të armëve dhe municionit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

    Dënimet për armëmbajtje pa leje

    Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës.

    Ky kod parasheh gjobë deri në 7.500 euro ose dënim me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Aty parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burg për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.

    Sipas kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kosovës po i mungon politika ndëshkimore për veprat e armëmbajtjes pa leje.

    “Dënimet me 200 apo 500 euro për armëmbajtje pa leje nuk kanë logjikë, duhet të ndryshohet politika ndëshkimore për armë. Për mendimin tim, nuk kemi asnjë arsye që një rast me armëmbajtje pa leje të dënohet me të holla, duhet të kalohet në dënime më të ashpra”, thotë Peci në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

    Vrasja e grave nga armët

    Armëmbajtja pa leje po kërcënon edhe sigurinë e grave. Në vitin 2020, janë vrarë gjashtë gra nga burrat e tyre. Rasti i fundit ka ndodhur më 14 mars, 2021 kur është vrarë Sebahate Morina, 42-vjeçare, nga ish-burri i saj.

    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë për Radion Evropa e Lirë se për vrasjet e tilla që po bëhen duhet të merren hapa urgjentë për largimin e armëve ilegale nga duart e qytetarëve.

    Sipas Islamit, duhet të bëhet përpjekje shtetërore që të legalizohen armët.

    “Me këtë identifikohen armët në rast se kryhet ndonjë vepër penale, por edhe gjatë marrjes së lejes për posedim të armës kryhen kurset, aftësohen, dihet si të mirëmbahet arma dhe të ruhet në vende të sigurta për t’i ikur sekondës psiqike dhe të në fund aftësohet se arma nuk guxon të përdoret ashtu siç po përdoret tash në disa raste”, thotë ai.

    Legalizimi i armëve

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë thonë se përmes fushatave kanë ndikuar që armët ilegale të legalizohen. Në periudhën e legalizimit nga 17 dhjetori 2018, deri 17 shtator 2019, janë paraqitur rreth 2.000 kërkesa për legalizim të armëve.

    MBP-ja thotë se në periudha tjera të legalizimit presin të kenë më shumë kërkesa për legalizim.

    Ligji për armët rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, e shumë çështje tjetra. Armët ndahen në kategorinë A, B, C dhe D varësisht prej karakteristikave të tytave, gjatësisë së armës, mekanizmit qitës etj.

    Që një person të posedojë armë, sipas ligjit, duhet të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës e shumë kushte tjera që përcaktohen me ligj.

    Kostoja për legalizim, rreth 300 euro

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë rreth 16 kompani të cilat merren me trajnimin për përdorim të sigurt të armës.

    Kostoja totale për legalizim, përfshirë kontrollet shëndetësore, vërtetimet, trajnimin dhe lejen, sipas MPB-së, varion nga 150 deri 250 euro për pistoletë, ndërsa 80 deri 150 euro varion çmimi i trajnimit për armët e gjata për gjueti.

    Shpenzimet tjera për t’u pajisur me armë janë certifikata mjekësore, e cila sipas MPB-së, ka koston 50 euro sipas një udhëzimi administrative nga Ministria e Shëndetësisë dhe certifikatat tjera kanë kosto nga 5 euro.

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në ‘Barometrin Kosovar të Sigurisë – Sfidat e sigurisë publike’, raport që është publikuar në vitin 2020, kishte theksuar se armëmbajtja pa leje paraqet një rrezik të lartë të sigurisë publike në Kosovë.

    Të anketuarit në zonat urbane ishin shprehur më të shqetësuar për këtë dukuri sesa të anketuarit në zonat rurale.

    Sipas këtij raporti, burrat kishin tendencë të ndihen më të kërcënuar se gratë nga armëmbajtja pa leje.

    QKSS-ja i kishte rekomanduar institucioneve se duhen të zotohen në largimin e armëve ilegale nga duart e qytetarëve.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.