×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia pranon detyrën nga Zemaj

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Këtë e ka bërë të ditur, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook, i cili tha se nuk do të ndalet së angazhuari për të kontribuar në të mirën e shëndetit të qytetarëve.

    Arben Vitia është rikthyer në postin nga i cili u largua rreth 10 muaj më parë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.

    Qeveria Kurti 2 është votuar ditën e hënë, më 22 mars, pro formimit të qeverisë kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër kanë qenë 30.

    Qeveria Kurti 2 ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.

    Ndërkohë, sot kryeministri Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

    Postimi i plotë:

    Me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë, dorëzova pozitën e Ministrit të Shëndetësisë te Ministri i ri z. Arben Vitia, mirëpo kjo nuk nënkupton që do të ndalem së angazhuari e përkushtuari për të kontribuar në të mirën e kësaj fushe dhe të mirën e shëndetit të qytetarëve tanë.
    Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie është sfida më e madhe për çdo drejtues të saj, dëshmi të saj e kemi edhe punën tonë të jashtëzakonshme e të matshme, e cila është gjurmë orientuese dhe përcaktuese për të bërë më të mirën për shëndetësinë. Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet. Pandemia ishte fokusi ynë.
    Të arriturat e shëndetësisë tonë janë të prekshme në çdo nivel të përkujdesjes. Përkundër pandemisë, kemi ngritur shërbimet e reja të përkujdesjes shëndetësore, është ngritur cilësia dhe sasia e shërbimeve shëndetësore, për çka jam krenar sikur me shumë angazhime tjera.
    Kemi bërë rritjen e testeve nga 150 në mbi 5.000 teste ditore, duke vazhduar njëkohësisht me furnizimin e institucioneve tona shëndetësore me pajisje, barna e material shpenzues, si dhe kemi krijuar ambiente dhe kushte për profesionistët shëndetësorë të cilat kanë munguar më herët.
    Gjatë kësaj kohe, sistemi shëndetësor është fuqizuar me 1.500 specializantë, janë punësuar mbi 160 specialistë të mjekësisë të papunë ndërvite dhe rreth 700 anëtar të stafit profesional, teknik shëndetësor. Kjo është një e arritur e veçantë dhe si e tillë do të mbetet përherë, ngaqë ajo fakton më së miri qasjen tonë përballë – Njerëzve të Shëndetësisë. Kemi thelluar bashkëpunimin me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, me donatorët në veçanti, ndaj të cilëve jemi falënderues përgjithmonë.
    Suksesi në shëndetësi është sukses i shtetit dhe i qytetarëve, i cili fillimisht vjen gatishmëria, sakrifica dhe puna e personelit shëndetësor, ku me plot të drejtë sot quhen heronjtë e ditëve tona.
    Përherë mirënjohës, falënderues dhe i përulur ndaj të gjithë atyre që kontribuan në çfarëdo forme për shëndetësinë e vendit.
    Në çfarëdo cilësie e në çdo kohë, me gjithë shpirt, dije dhe eksperiencë, do të mbetem shërbëtor i të mirës së shëndetësisë tonë, ngaqë shëndeti i mirë i qytetarëve tanë është i pari, krejt të të tjerat vijnë më pas.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.