Tashmë ka filluar ceremonia ku ish- kryeministri Avdullah Hoti do të dorëzojë edhe zyrtarisht detyrën te kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti sipas protokollit shtetëror.
Albin Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër i vendit të hënën në mbrëmje ku Qeveria e udhëhequr nga ai arriti të marrë 67 vota të deputetëve, raporton Front Online.
E, mbrëmë në një konferencë për media menjëherë pas votimit të qeverisë së re Avdullah Hoti tha se do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës si dhe do ta njoftojë Kurtin me të gjitha punët e kryera gjatë qeverisjes së tij./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/189219456340339