×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti kryeministër i ri, ky është kabineti qeveritar (Emrat)

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, është votuar Qeveria e Kosovës, të cilën do ta udhëheq kryeministri Albin Kurti, raporton portali Front Online.

    Kjo është hera e dytë që lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” merr miratimin e Kuvendit për ta drejtuar qeverinë e re brenda një afati 13-mujor.

    Albin Kurti në fillim të shkurtit të vitit të kaluar ishte zgjedhur për herë të parë kryeministër, por pas 50 ditësh ishte shkarkuar.
    Pas Kurtit në krye të Qeverisë kishte ardhur Avdullah Hoti, por zgjedhja e këtij të fundit ishte shpallur e kundërligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me ç’rast vendi ka shkuar të zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Në zgjedhjet që janë mbajtur më 14 shkurt 2021 Lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar 58 ulëse në Kuvend, PDK-ja 19, LDK-ja 15, AAK-ja 8 dhe 20 vende janë të rezervuara për minoritetet.

    Pas votimit në Kuvend, Kurti ka prezantuar edhe kabinetin e ri qeveritar, ku disa nga ministrat ishin edhe gjatë mandatit të tij të parë.

    Ky do të jetë kabineti i ri qeveritar:

    Albin Kurti-kryeministër

    Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

    Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

    Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

    Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

    Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

    Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

    Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

    Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

    Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

    Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

    Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

    Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

    Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.

    Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.

    Nga 15 ministra, 8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 15 ministra, 1/3, pra 5 janë gra. Në kabinetin qeverisës të Kurtit më 18 anëtarë janë 6 gra e nga tre zëvendësministra janë dy gra. /Front Online/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Lulzim Rafuna, përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e kalimit të mallrave serbe në pikën kufitare...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.