×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati britanik Michael Davenport emërohet shef i ri i OSBE-së në Kosovë

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Diplomati britanik i karrierës, ambasadori Michael Davenport, mori sot detyrën e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

    “OSBE-ja ofron mbështetje të shkëlqyeshme për të drejtat e njeriut, demokratizimin dhe sigurinë publike në Kosovë. Është privilegj të udhëheqësh një ekip të fortë që sjell ekspertizë dhe përvojë të jashtëzakonshme në të gjitha këto fusha. E mirëpres punën në partneritet me të gjitha palët e interesit për zbatimin e mandatit të Misionit,” tha ambasadori Davenport.

    Ambasadori Davenport ka përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si Ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Serbi nga viti 2013 deri 2017 dhe si Ambasador Britanik në Serbi nga viti 2010 deri në 2013. Mes viteve 2007 dhe 2010 ka shërbyer si Drejtor për Rusinë, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërise së Bashkuar. Nga viti 2017 Ambasadori Davenport ka shërbyer si Ambasador Britanik në Kuvajt.

    Ambasadori Davenport, një avokat i kualifikuar britanik dhe diplomat i rryer, ka përvojë në mbikëqyrjen e programeve në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave të pakicave dhe qeverisjes së mirë. Ai është shefi i tetë me radhë i Misionit të OSBE-së në Kosovë që nga themelimi në vitin 1999 dhe e pason Ambasadorin Jan Braathu nga Norvegjia.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gramos Agusholli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një vendim të drejtë, pas presionit...
    Lajme08 Tetor 2024
    Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ka filluar qarkullimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.