×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell informon ministrat e BE-së

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do t’i informojë sot ministrat e jashtëm të vendeve anëtare sot për rezultatet e vizitës së emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë.

    Vizita e Lajçak në rajon do të paraqitet si pjesë e një rishikimi ministror të “çështjeve aktuale” dhe “angazhimeve të fundit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

    Kryediplomati evropian do të informojë gjithashtu ministrat e jashtëm të BE-së në lidhje me situatën në Venezuelë, zhvillimet e fundit në Gjeorgji dhe Birmani.

    Dy pikat më të rëndësishme në agjendën e Këshillit të BE-së do të jenë marrëdhëniet me Rusinë dhe Turqinë, shkruan portali Kosovo Online.

    Borell së pari do të paraqesë shkurtimisht zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, pas miratimit të shpejtë të sanksioneve kundër atyre që janë përgjegjës për arrestimin, ndjekjen penale dhe dënimin e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny.

    Një debat ministror pritet gjithashtu, i cili do të shërbejë si një hyrje në debatin strategjik mbi marrëdhëniet BE-Rusi, i planifikuar për në samitin e BE në 25 dhe 26 mars.

    Përpara Këshillit Evropian më 25 dhe 26 mars, ministrat do të kenë një diskutim strategjik mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Turqi dhe do të vlerësojnë marrëdhëniet në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor dhe çështje të tjera rajonale,

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.