×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë ndryshimet që ndodhën në LDK që nga dorëheqja e Isa Mustafës

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Rezultati më i dobët në historinë e partisë pati tensionuar situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri në atë pikë se ish-lideri i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqja. Pas shumë tensioneve brenda partisë, më 14 mars u zgjodh kryetari i ri i LDK-së.

    Cilat janë ndryshimet e LDK-së që nga dorëheqja e Isa Mustafës nga pozita e të parit të partisë më të vjetër në Kosovë?

    Më 14 mars, 328 delegatë të LDK-së u mblodhën për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie.

    Lumir Abdixhiku ka marrë besimin e më shumë se të gjysmës së delegatëve, duke fituar 191 vota të delegatëve.

    Ai ka marrë votat e mjaftueshme të delegatëve të partisë që të zgjidhet në raundin e parë, duke mundur kështu dy kundërkandidatëve të tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

    Një javë pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Abdixhiku ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, duke zgjedhur kështu kryesinë e re.

    Në këtë mbledhje u zgjodhën katër nënkryetar të rinj: Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi.

    Në ndërkohë Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie.

    Po ashtu u zgjodhën edhe 27 anëtarë të kësaj kryesie: Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Sibel Halimi, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ardian Shala, Xhafer Tahiri, Alban Zogaj, Vlora Dumoshi, Safet Kamberi, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Sokol Haliti, Teuta Sahatqija, Valon Murtezaj, Besian Mustafa, Lutfi Zharku, Muhamet Hamiti, Faton Bislimi, Rrezarta Krasniqi, Ilir Ferati, Besa Gaxherri.

    Po ashtu Kryetare e Forumit të Gruas u zgjodh Lirije Kajtazi, ndërsa kryetar i forumit rinor të LDK-së u zgjodh Fidan Rekaliu.

    Në këtë mbledhje pati shumë risi, ku në kryesinë e kësaj partie nuk janë përfshirë disa nga ata që u quajtën “Garda e vjetër”. Në kryesinë e re, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.

    Po ashtu edhe disa nga anëtarët që dikur ishin pjesë e kryesisë së LDK-së, sot kanë mbetur jashtë kësaj liste.

    Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi po ashtu kanë mbetur jashtë.

    Këto figura që kanë qenë një kohë të gjatë në pozita udhëheqëse në LDK, kjo parti i ka zëvendësuar me prurje të reja. Ata janë zëvendësuar me emrat si Shqipe Mjekiqi, e cila është zgjedhur nënkryetare e LDK-së.

    Pjesë e kryesisë së re do të jenë edhe Alban Zogaj, Sibel Halimi e Faton Bislimi e Muhamet Hamiti.

    Anipse Veliu nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me këtë, Haki Rugova ka folur për media, i cili ka thënë se ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm dhe se nuk ka asgjë të keqe pse ai ka mbetur jashtë kryesisë.

    ‘’Po, ani? Qashtu ka vendos Këshilli i Përgjithshëm edhe jemi ok. Ka qenë një vendim me propozim të kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë vendimin edhe është kriju kryesia e re. Kurgjë të keqe s’ka. Jam në Këshill të Përgjithshëm, në kryesi nuk jam, edhe kaq’’, ka thënë Rugova.

    Para fillimit të procesit zgjedhor të brendshëm sot në LDK, Isa Mustafa edhe zyrtarisht deklaroi se jep dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i partisë.

    Lumir Abdixhiku zyrtarisht është kryetari i katër me radhë në LDK, pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, ish-kryetarit Fatmir Sejdiu dhe ish-kryetari Isa Mustafës, i cili së fundi u largua nga drejtimi i partisë.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.