×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e nënkryetares së re të LDK-së

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Shqipe Mjekiqi do të jetë nënkryetarja e re e LDK-së. Vendimi për të u mor sot nga organet e partisë, teksa jashtë mbetën emra të njohur si Agim Veliu e Haki Rugova.

    Mjekiqi  kishte punuar në ministrinë e Punëve të Brendshme gjersa ky dikaster udhëhiqej nga Skender Hyseni i LDK-së. Ajo aty mbante pozitën e këshilltares politike.

    E në 2015-tën ajo kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion. Në deklarimin e saj, shihet se ajo posedon një pasuri mjaft të majme, e që shumica e saj është në pronësi të prindërve.

    Në AKK ajo ka deklaruar një truall në pronësi të saj, në vlerë prej 44 mijë e 400 euro.

    Po ashtu, ka deklaruar dy banesa në emër të prindit, një në vlerë 91 mijë euro teksa tjetra në vlerë mbi 37 mijë euro.

    Të deklaruara i ka edhe tri lokale në emër të prindit, një në vlerë 52 mijë euro, një në vlerë 49 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 125 mijë euro.

    Ajo ka të deklaruar edhe Vikendicë në vlerë 64 mijë euro, tokë në vlerë 125 mijë euro dhe garazhë në vlerë 22 mijë euro. Të gjitha këto në emër të prindërve.

    Të deklaruar e ka edhe një veturë në vlerë 5 mijë euro, në emër të prindit. /Lajmi.net/

    DEKLARIMI I PLOTË

     

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se pikërisht në mandatin e kryeministrit Albin Kurti, mirëqenia po bie dhe bankave po i rriten...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.