×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kryesia e LDK-së mbështet vazhdimin e diskutimeve vetëm me Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media bashkë me Lutfi Hazirin e Anton Qunin ka folur pas takimit me kryesinë e re të partisë, ku kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike.

    Abdixhiku ka treguar se ka marrë përkrahjen e Kryesisë së re për të vazhduar diskutimet vetëm me Vjosa Osmanin rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se LDK nuk është e interesuar të zgjedh president që përfaqëson vetëm një parti.

    “Mbështetet iniciativa që LDK të vazhdojë negociatat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Po pres që gjatë javës së ardhshme, zonja Osmani të caktojë ditën dhe datën e takimit. Na duhet president që I përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai ka treguar edhe për emrat që janë zgjedhur si nënkryetarë dhe ata që janë zgjedhur në Kryesi.

    “ Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK’së në përbërje 33 anëtarësh. Kemi zgjedhur edhe nënkryetarët, Hazirin, Muhaxherin, Qunin, Shqipe Mjekiqin,  e sekretarin Imri Ahmeti. Pas kësaj kemi vazhduar me mbledhjen e kryesisë së re”, ka thënë tutje Abdixhiku./Front Online/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj akuzave të drejtorit të Shërbimeve Publike në Kryeqytet,...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq ka deklaruar se pakoja e masave e miratuar nga Qeveria serbe “për...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin...
    Lajme15 Shtator 2024
    Është ekstraduar nga Italia, shtetasi i Shqipërisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Arsimit, njëherësh deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV ka ardhë në pushtet me premtime por gjatë mandatit...
    Lajme15 Shtator 2024
    Të premten një punëtor vdiq pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren. Ai është J.K, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.