×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosovarja që e goditi me veturë burrin e saj në Zvicër shpallet e pafajshme

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Prokurori publik kishte ngritur akuzën kundër ndjekësit (Stalker) për detyrim të përsëritur dhe kërcënime, ndërsa kundër saj për shkaktim lëndimesh të rënda trupore.

    Burri me të cilin kosovarja 41 vjeçe kishte një marrëdhënie të komplikuar, i kishte montuar asaj një transmetues GPS në makinë dhe po e ndiqte atë nëpër tre kate të një garazhi parkimi. Kur ajo, e kapluar nga paniku ka shpejtuar, ai është përplasur nga makina e saj.

    Me atë rast ai ka pësuar këputje të ligamentit të gjurit dhe dëmtime të kyçit të këmbës.

    Incidenti ka ndodhur në verën e vitit 2018. Sipas gazetës “Basler Zeitung”, 33-vjeçari nga Mali i Zi i kishte zënë pritë gruas në një garazh parkimi në Münchenstein BL. Ai më parë kishte “bombarduar” me mesazhe telefoni gruan 41-vjeçare kosovare me të cilën kishte pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të komplikuar

    Prokurori publik kishte ngritur akuzën kundër tij për detyrim të përsëritur dhe kërcënime, ndërsa kundër saj për shkaktim lëndimesh të rënda trupore.

    Duke qenë se vepra penale që i ngarkohej asaj është “shkelje katalogu” (vepër që nënkupton dëbim nga Zvicra), ajo mund të kërcënohej me dëbim të detyrueshëm nga vendi. Por prokuroria nuk kërkoi diçka të tillë për gruan që përshkruhet si “e integruar mirë”. Kështu, sipas prokurorisë, asaj duhej t’i shqiptohej një burgim me kusht prej tetë muajsh. Për burrin u kërkuan 14 muaj burg po ashtu me kusht.

    Por, gjykata mendon ndryshe!

    Gjykata penale ka kumtuar vendimin të enjten e kaluar. E akuzuara u lirua plotësisht nga akuzat. Nga ana tjetër, burri është dënuar me një gjobë me kusht prej 180 njësish ditore prej 60 frangash secila, përcjell albinfo.ch. Ai duhej të përballojë gjithashtu shpenzimet procedurale prej dhjetëra mijë frangave.

    Gjykata nuk mund ta sanksionojë atë më ashpër sepse ligji nuk njeh ndonjë vepër penale për ndjekje (Stalking) dhe në këtë rast pengesat për një dënim për detyrim ishin shumë të larta.

    Gjykata gjithashtu ka kritikuar punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit, sipas gazetës. Policia në Baseland kishte punuar në mënyrë të dyshimtë duke lejuar që hetimet “të dilnin nga kontrolli”.

     

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.